Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin: Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka deklaruar se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane.

Spajiq, i është përgjigjur presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria në Podgoricë po ndjek politikë antiserbe.

Spajiq ka shkruar në platformën ‘X’ se Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një politikë të qartë evropiane, të cilën, sipas tij, Vuçiq “nuk dëshiron ta kuptojë”.

Ai e kritikoi presidentin serb edhe për qëndrimin ndaj Rusisë.

“Nuk është e përshtatshme që nga pozita që mban të marrë rolin e ‘PR-it të Rusisë’ dhe t’u mbajë të tjerëve leksione për parimësi”, ka shkruar Spajiq, trasnmeton Telegrafi.

Kryeministri malazez ka ngritur edhe çështjen e armëve që përfundojnë në Ukrainë.

“Si është e mundur që Serbia, sipas të dhënave në dispozicion, të jetë një nga burimet më të rëndësishme të armëve dhe municionit për Ukrainën, ndërsa Moskës i dërgon një mesazh dhe Evropës një tjetër?”, pyeti Spajiq, duke akuzuar Beogradin për standarde të dyfishta.

Përplasja vjen pasi Vuçiq deklaroi se Podgorica po zhvillon një politikë që synon, sipas tij, “riedukimin” e serbëve në Mal të Zi dhe se dëshiron përkeqësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ndryshe mediat në Kroaci kanë raportuar se tensionet u shtuan edhe pasi Mali i Zi vendosi të dërgojë një përfaqësues diplomatik në Knin, në shënimin e përvjetorit të operacionit kroat “Oluja”, vendim që Vuçiq e kritikoi ashpër.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika