Miliona njerëz në Britani të Madhe dhe në vende të tjera të Evropës kanë ndjekur një eklips të rrallë diellor, i cilësuar si më i rëndësishmi në rajon që nga viti 1999.
Në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, Hëna mbuloi më shumë se 90 për qind të Diellit, duke krijuar një pamje të pazakontë në qiell.
Eklipsi u pa edhe në pjesë të mëdha të Evropës, ndërsa një eklips i plotë ishte i dukshëm në zona të Islandës dhe Spanjës.
Në qytetin Benavente të Spanjës, gjatë 84 sekondave të fazës së plotë të eklipsit, turma qëndroi në heshtje për të përjetuar momentin.
Ndërkohë, në Cornwall të Anglisë, një kafene pranë plazhit u mbush me atmosferë festive, ndërsa në Edinburg pati brohoritje të mëdha nga turma pasi retë u larguan dhe lejuan shikimin e eklipsit, raporton BBC.
Ekspertët dhe dëshmitarët e kanë përshkruar fenomenin si një spektakël të jashtëzakonshëm, ndërsa shumë njerëz udhëtuan posaçërisht për të parë këtë dukuri të rrallë astronomike.