Lewandowski bëhet futbollisti më i ri i Barcelonës

Klubi i futbollit, Barcelona dhe Bayern Munich kanë konfirmuar se Robert Lewandowski do t’i bashkohet klubit të katalunasëve këtë fundjavë. Ndërsa, marrëveshja do të varet në kalimin e testeve mjekësore nga Lewandowski

Robert Lewanowski, lojëtari më i ri i Barcelonës

Sulmuesi 33-vjeçar, Robert Lewandowski do të përfundojë transferimin e tij te Barcelona këtë fundjavë, me një ofertë me vlerë deri në 50 milionë euro.

Lewandowski kishte rënë dakord për kushtet personale me Barçën, që në shkurt dhe më në fund do të nënshkruajë kontratën trevjeçare gjatë fundjavës.

FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Bayern Munichun për sulmuesin Lewandowskin.

Barcelona ka shfrytëzuar faqen zyrtare për të konfirmuar marrëveshjen në parim.

“FC Barcelona dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Robert Lewandowskit, në varësi të kalimit të testeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratave të lojtarit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërkaq, fillimisht ishte presidenti i Bayernit, Herbert Hainer që ka bërë të ditur se ata kanë arritur një marrëveshje me Barcelonën, për Lewandowskin.

Sulmuesi polak tani do t’i bashkohet Barcelonës për t’i kryer testet mjekësore përpara se të zyrtarizohet si lojtar i ri.

Ndërsa, Lewandowski shënoi 50 gola në 46 ndeshje sezonin e kaluar teksa ndihmoi Bayernin të fitonte titullin e 10-të radhazi të Bundesligës.

“Është mirë të kemi qartësi për të gjitha palët. Kemi arritur një marrëveshje verbale me Barcelonën”, ka thënë presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

“Robert është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ai fitoi gjithçka me ne. Ne i jemi tepër mirënjohës atij”, ka shtuar ai.

Ai iu bashkua Bayernit në një transferim të lirë nga Borussia Dortmund në vitin 2014 dhe ka shënuar 344 herë në 374 ndeshje për klubin, duke e bërë atë golashënuesin e dytë më të mirë të të gjitha kohërave pas Gerd Muller.

Polaku ka fituar ligën në të tetë sezonet e tij në Bayern dhe gjithashtu ka ndihmuar bavarezët të fitojnë Ligën e Kampionëve në 2019-2020.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika