I kërkuar për dhunim, kosovari ekstradohet nga Kroacia në Kosovë

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”, është ekstraduar të shtunën nga Kroacia në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 15 gusht 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.

“Me datën 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit dhe mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Policisë së Kosovës.

Ndaj tij pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore në përputhje me urdhërarrestin e lëshuar nga institucionet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika