Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Daut Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë në detyrë për, siç e ka quajtur ai, një “krim të ri” që lidhet me shitjen e qymyrit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka deklaruar se kishte paralajmëruar për këtë çështje dy muaj më parë, duke pretenduar se ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për furnizimin e këtij shteti me qymyr.

Sipas tij, situata është paradoksale, pasi Kosova po blen energji elektrike me një kosto që, sipas pretendimeve të tij, tejkalon një miliard euro, ndërsa në të njëjtën kohë po shet qymyr në një nga shtetet prej të cilave importon energji.

“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë. Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai i ka bërë thirrje Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që ta publikojë kontratën për shitjen e qymyrit, duke kërkuar transparencë për vlerën e marrëveshjes.

Njëkohësisht, Haradinaj ka kërkuar edhe publikimin e vlerës së energjisë elektrike që Kosova e blen nga Maqedonia e Veriut.

“Kjo nuk duhet të kalojë në heshtje”, ka theksuar Haradinaj.

Të fundit nga rubrika