BE-ja për urën e Ibrit: Ende presim koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota

Bashkimi Evropian (BE), ende pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota para hapjes së urës së Ibrit për të gjithë trafikun.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse BE-ja tashmë e konsideron se ura duhet të jetë e hapur për të gjithë trafikun, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper tha se ura aktualisht është e hapur për këmbësorët, por jo ende për të gjithë trafikun.

“Ura është hapur tashmë për këmbësorët, jo për të gjithë ende. Ne kemi bërë vlerësimet tona që janë marrë për këtë, dhe qëndrimi ynë mbetet se ende ka koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplote që presim dhe që duhet të përmirësohen”, ka deklaruar Hipper.

Ajo përsëriti qëndrimin e BE-së se ura duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe të shërbejë si lidhëse mes tyre.

Hipper theksoi gjithashtu se Policia e Kosovës duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Ne kishim qëndrimin tonë për urën, i cili ka qenë gjithmonë shumë i qartë, se ura duhet t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Duhet të lidhë. Ajo që kërkojmë është të ketë një koordinim efektiv dhe konsultim kuptimplotë midis komunave përkatëse dhe gjithashtu institucioneve të nivelit qendror që duhet të përmirësohen. Ajo që kërkojmë është gjithashtu që policia e Kosovës të sigurojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, që të gjithë të ndihen të sigurt”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika