Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë reaguar pasi Izraeli u raportuar se kishte goditur një bazë ajrore ushtarake siriane pranë kufirit turk.

SHBA-ja e ka cilësuar sulmin si një “përshkallëzim të panevojshëm”.

Tetë sulme ajrore kanë goditur pistën dhe objektin e magazinimit të aeroportit Abu Duhur të martën, sipas televizionit shtetëror sirian, ndonëse nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Izraeli, ndonëse nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi sulmet, ka deklaruar se Siria ishte “në prag të shkeljes” së status quo-së së sigurisë, duke akuzuar Damaskun zyrtar se kishte lejuar dislokimin e trupave turke në bazën ajrore.

Siria dhe Turqia kanë fajësuar ushtrinë izraelite për sulmet, të cilat sipas tyre kërcënojnë të përshkallëzojnë tensionet në rajon.

“Turqia do të vazhdojë me vendosmëri të bashkëpunojë me qeverinë siriane mbi një bazë legjitime për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Siri dhe nuk do të lejojë kurrë destabilizimin e Sirisë”, ka thënë presidenca turke në një postim në X.

Sulmet e së martës vijnë pas përkeqësimit të tensioneve të sigurisë mes Izraelit dhe Turqisë dhe retorikës gjithnjë e më të ashpër mes dy vendeve lidhur me Sirinë, ku ushtritë e të dyja vendeve janë aktive.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është shndërruar në një nga aleatët kryesorë të presidentit sirian, Ahmed al-Sharaa, e akuzon Izraelin se po përpiqet të destabilizojë Sirinë dhe të minojë administratën e saj të re.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika