Një grua është plagosur mbrëmjen e së enjtes në Lipjan, pasi është qëlluar në trup nga një plumb qorr.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 20 gusht 2026, rreth orës 21:00. Viktima, shtetase e Kosovës, ka marrë tretman fillestar dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.