Brad Pitt për IA-në në Hollywood: Po filmave më të lirë, jo zëvendësimit të aktorëve

Aktori amerikan ”Brad Pitt” ka hyrë në debatin për përdorimin e inteligjencës artificiale në Hollywood, duke vlerësuar se teknologjia mund të jetë e dobishme për industrinë e filmit, por duke shprehur rezerva për zëvendësimin e aktorëve.

Në një intervistë për ”Esquire”, fituesi i Oscarit tha se IA mund t’u japë një shtysë veçanërisht filmave me buxhet të mesëm, prej rreth 40 deri në 90 milionë dollarë, duke ulur kostot e efekteve vizuale dhe duke krijuar mundësi të reja për realizimin e tyre.

Megjithatë, Pitt tha se është shumë më skeptik kur teknologjia përdoret për të zëvendësuar aktorët, duke theksuar se rëndësi vendimtare ka se kush qëndron pas krijimit të një vepre dhe si përdoret teknologjia.

Ai zbuloi gjithashtu se prej rreth 20 vjetësh ka kërkuar që skanimet dixhitale të trupit dhe imazhit të tij të mbeten nën kontrollin e tij dhe të shkatërrohen pasi të përfundojë përdorimi për të cilin janë realizuar.

Pitt e cilësoi përfshirjen gjithnjë e më të madhe të inteligjencës artificiale në kinematografi si një “eksperiment shumë interesant”, duke lënë të kuptohet se ndikimi i saj do të varet nga kufijtë dhe mënyra se si Hollywoodi vendos ta përdorë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika