Rrustemi nga Kuvendi: Jemi të gjithë këtu, presim opozitën që të votojmë ligjin e pastaj presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se deputetët janë në Kuvend dhe po presin reflektimin e opozitës për të vazhduar me seancën, ku fillimisht do të votohej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidenti.

Rrustemi, në “Debat Plus”, u shpreh se në këtë mënyrë synohet që vendit t’i sigurohen institucione stabile, si dhe një ligj dhe strategji shtetërore për t’u përballur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

“Jemi të gjithë deputetët këtu, po presim reflektimin e deputetëve të opozitës që të shkojmë në seancë të votojmë ligjin e pastaj presidentin dhe kësijoj t’i japim vendit institucione stabile e edhe ligj e pastaj edhe strategji shtetërore për tu përballur me aktgjykimin e padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh Rrustemi.

Rrustemi foli edhe për afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve të projektligjit, duke thënë se kjo kërkesë parashihet në Rregulloren e Kuvendit, por se, sipas tij, interpretimi i PDK-së është se shmangia e këtij afati nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht konflikt me dispozitën përkatëse.

“Është e vërtetë që referimi në rregulloren e punës në Kuvendit të Kosovës kërkohen 72 orë nga miratimi në lexim të parë megjithatë në interpretimin e PDK-së që shmangja nuk nënkupton edhe konflikt me këtë dispozitë të Rregullores – por jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica deri tek kjo vetëm se ta zgjedhim presidentin dhe t’i shmangim zgjedhjet. UÇK-ja është e të gjithëve dhe më e madhe se të gjithë ne së bashku, UÇK-ja është edhe e atyre që s’kanë lindur ende – kushdo që e politizon dhe e përdorë për interesa partiake gabim dhe e minimizon vetën”, u shpreh Rrustemi.

Ai tha se çështja e UÇK-së duhet të trajtohet si çështje që tejkalon interesat partiake, duke paralajmëruar se përdorimi i saj për interesa politike është i gabuar.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika