Sot
do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat do të jenë pak më të ulëta krahasuar me të shtunën.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s. Kushtet biometeorologjike:
Kushtet do të jenë më të favorshme se të shtunën, por gjatë mesditës do të mbetet ngarkesa termike e shtuar.
Kushtet agrometeorologjike: Temperaturat dhe mungesa e reshjeve do të favorizojnë humbjen e lagështisë nga toka, prandaj rekomandohet monitorimi i nevojave për ujitje.
Indeksi UV: I lartë . Rekomandohet mbrojtje nga rrezatimi diellor gjatë orëve me intensitet më të lartë.