Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një grua kosovare, e dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj një të miture.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një video të publikuar në rrjetet sociale, ku e dyshuara shihet duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e mitur.
Pas rastit, e mitura ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po hetohet në koordinim me Prokurorinë.