Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka “pyetje të cilave duhet t’u përgjigjet” lidhur me korrupsionin në qeverinë e tij, ka thënë për BBC-në ish-ministri i shkarkuar i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
Fedorov, një ministër i njohur që modernizoi forcat e armatosura dhe ishte pionier i luftës me dronë, u shkarkua muajin e kaluar pasi, sipas raportimeve, u përplas me kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.
Ai i ka thënë BBC-së se një hetim për pastrim parash, i njoftuar javën e kaluar, ngre pikëpyetje mbi atë se sa në dijeni ishte Zelensky për korrupsionin e mundshëm në rrethin e tij të ngushtë.
Fedorov ka përsëritur gjithashtu se “demokracia nuk duhet të jetë peng i Putinit”, por nuk ka pranuar të deklaronte ambiciet e tij politike, vetëm disa ditë pasi kishte publikuar një video ku bënte thirrje për zgjedhje në Ukrainë.
Mbështetësit e tij kanë protestuar çdo javë në rrugët e Kievit që prej shkarkimit të tij, duke i bërë thirrje presidentit ta rikthejë në detyrë.