Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me mbledhjen e ministrave dhe drejtuesve të agjencive, në kuadër të retreatit dyditor në Pogradec.
Rama ka mbërritur në takimin e qeverisë në orët e para të mëngjesit, me nisjen e ditës dhe lindjen e diellit, ndërsa ministrat pritet të raportojnë për punën e deritanishme dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.
Takimi zhvillohet në nisje të sezonit të ri politik dhe ka në fokus reflektimin mbi punën e bërë deri tani, si dhe përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave për periudhën e ardhshme.
Retreati në Pogradec zhvillohet më 24 dhe 25 gusht dhe është një takim informal që Rama e ka kthyer në traditë në nisje të sezonit të ri politik pas pushimeve verore.