Policia ndalon dy gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten pjesëmarrësit

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në dy raste të ndara në Gjakovë, ku janë identifikuar gara të shpejtësisë në rrugët e qytetit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në rrugën “Martirët Qerkezi” janë identifikuar dy motoçikleta duke marrë pjesë në gara të shpejtësisë.

Ndërsa, në rrugën “Gaspër Karaqi”, zyrtarët policorë kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara të ngjashme.

Falë reagimit të menjëhershëm, policia ka arritur t’i ndalojë këto veprime të rrezikshme, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë shqiptuar gjoba në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Garat e shpejtësisë dhe sjelljet e papërgjegjshme në komunikacion janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore dhe të tregojnë përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika