Prokuroria kërkon dënimin e Sveçlës për gazin lotsjellës, ai s’ndihet fajtor

Javën tjetër Gjykata do të shpallë vendimin për ministrinë në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend para 8 vjetësh. Teksa prokurori ka kërkuar dënimin e tij, vetë Svecla tha se veprimet e atëhershme ishin politike për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, e cila sipas tij, i falte Malit të Zi tokë të Kosovës.

Për veprimet që i bëri sa ishte deputet i Kuvendit të Kosovës para 8 vjetësh, tash ministri në detyrë i Punëve të Brendshme po vazhdon të ballafaqohet në gjykatë.

Megjithatë procesi për hedhjen e gazit lotësjellës në vitin 2018 tashmë është drejt fundit, meqë në seancën e së enjtes palët kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare, para se trupit gjykues të shpallë vendimin.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e Sveçlës, teksa ka renditur argumentet e vet, si dhe ka shpjeguar mënyrën se si kishte vepruar i njëjti në marsin e vitit 2018.

“Ka përdorur armë bombolën e gazit lotësjellës, me përmbajtje të agjentit kimik cs në mënyrë frikësuese ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë, ashtu që në disa raste gjatë asaj seance e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare pa asnjë paralajmërim paraprak”, deklaroi prokurori, Avni Nimani.

Fajtor nuk e ndien vetën ministri në detyrë, ndërkohë që veprimin e quajti politik.

“Veprimi për të cilin sot ndodhem para jush ka qenë aktivitet politik me një qëllim të qartë kundërshtimin dhe përpjekjen për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e zi”, tha Sveçla.

Në fjalën e tij përfundimtare, ministri në detyrë foli më shumë për marrëveshjen me Malin e zi që e kishte kundërshtuar, duke e kritikuar edhe Prokurorinë për mos marrje të veprimeve ndaj atyre që votuan pro kësaj marrëveshje.

“Unë nuk po gjykohem për atë cfarë kam tentuar të bëjë konkretisht pengimin e atyre personave zyrtar që të falin tokë, e keqja është se aty isha i pasuksesshëm dhe mbi bazën e fakteve rrethanave konkrete mënyres së veprimit, dhe qëllimit real të veprimeve të mija kërkoj nga ju të merrni vendimin që nuk deformon historinë”, u shpreh Sveçla.

Shpallja e aktgjykimit ndaj Sveçles do të bëhet më 2 shtator, ndërkohë Prokuroria ka hequr dorë nga vepra penale “pengim i personit zyrtar” meqë e njëjta është parashkruar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika