Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas një rrugëtimi të shkëlqyer deri në finalen e madhe.

Në çerekfinale mposhti me Ippon, Ozlem Yildiz nga Turqia. Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Doris Boursas nga Franca.

Xhudistja kosovare u përball në finale me italianen Carlotta Avanzato, ndërsa pas përfundimit të garës u kurorëzua me medaljen e argjendtë.

Fazliu kishte siguruar më herët një vend në finale pasi mposhti me Ippon francezen Doris Boursas në gjysmëfinale.

Medalja e argjendtë përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për Laurën dhe për xhudon e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Kosova ka fituar edhe tri medalje të bronzta në xhudo me Fatjona Kasapin, Akil Gjakovën dhe Flaka Loxhën, teksa në garë për të bronztën është sot (e shtunë) edhe Shpati Zekaj. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika