Kurti pret Donjeta Sadikun pas suksesit në Taranto: Medaljen e artë ia dedikoi Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij boksieren Donjeta Sadiku, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Kurti bëri të ditur se Sadiku i ka thënë se medaljen e artë ia ka dedikuar Kosovës, ndërsa ai e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e saj në sportin e boksit.

“Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit”, ka shkruar Kurti.

Ai e ka cilësuar fitoren e Sadikut në Taranto si historike, duke thënë se ky sukses do të mbahet mend gjatë.

“Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike”, ka theksuar ai.

Kurti ka treguar se Sadiku, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, tashmë po përgatitet për Kampionatin Evropian, i cili mbahet muajin e ardhshëm.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për synimet e boksit kosovar në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe mundësitë për medalje në këtë ngjarje sportive.

“Krenar edhe me boksin e Kosovës përveçse me xhudon. Faleminderit për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare sportive”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika