Haxhiu për Qeverinë Kurti: Qeveri hipokritësh

Pas skemës së re të publikuar mbrëmjen e së shtunës nga Qeveria Kurti me anë të së cilës planifikohet të kalohet kriza ekonomike, deputeti i PDK-së, Haxhiu ka reaguar duke e quajtur si "propozim pa efekt"

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

“Qeveri hipokritësh që paaftësinë mundohen ta shesin si vlerë”.

Kështu e ka cilësuar Qeverinë e Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Sipas tij, jo rastësisht Qeveria Kurti del me propozime të kalimit të krizës ekonomike sa herë që procedohet Projektligji për Trustin.

“Propozime pa efekt”, i quan ai në tejkalimin e krizës ekonomike.

Ai kujton veprimin e Kryeministrit Kurti në kohën e dorëzimit të Projektligjit të Trustit, koha kur Kurti ndau 100 euro për qytetarët e Kosovës.

“Tani kur Iniciativa Qytetare për tërheqjen e deri 30% të Trustit mori mbështetje të madhe, iniciatorët dhe vullnetarët e peticionit për Trustin dorëzuan 21 mijë e 398 nënshkrime për ta riproceduar Projektligjin për Trustin në Kuvend, kryeministri paska dalë me një propozim të ri. A duhet Trusti dhe qytetarët ta aktivizojnë Qeverinë, apo Qeveria duhet të jetë aktive në shërbim të qytetarëve?!”, ka shkruar ai.

Sipas Haxhiut, asnjë qeveri e deritanishme nuk ka pasur “Kaq pak punë, shumë korrupsion e nepotizëm për një vit e gjysmë”.

Kurti ka publikuar skemën e re të Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës, pretendohet të përmisohen masat e reja të punësimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se skema synon që të garantojë që çdo familje do të ketë së paku një anëtar të punësuar.

Sipas tij, çdo familje që nuk ka së paku një të punësuar, shteti do t’ia subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.

Kurti prezanton planin qeveritar për punësim: Çdo familje së paku një të punësuar

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika