Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, në sulmet me raketa dhe dronë të kryera gjatë natës nga Rusia në kryeqytetin e Ukrainës dhe në rajonin përreth, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Gjashtë nga viktima ishin  punëtorë hekurudhorë të kompanisë shtetërore Ukrzaliznytsia, pasi një depo u godit në Kiev, raporton BBC.

Rusia tha se “sulmi masiv, duke përdorur armë me precizion të lartë” kishte në shënjestër objektet ushtarake dhe energjetike të Ukrainës. Ajo shtoi se një person u vra gjithashtu nga sulmet ukrainase në rajonin rus Belgorod, në perëndim të vendit.

Sulmet ndodhën një ditë pasi kryeministri i Indisë, Narendra Modi, një aleat i afërt i Rusisë, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i  japë fund luftës.

“Çdo ditë që vazhdon lufta, njerëzimi, në fakt, kthehet një hap prapa, ndërsa çdo hap drejt paqes i jep mbarë njerëzimit shpresë të vërtetë për paqe”, citohet të ketë thënë Modi në një samit të sigurisë në Kirgistan.

Modi, vendi i të cilit varet shumë nga nafta me çmime të zbritura nga Moska, i ka bërë disa thirrje të ngjashme Putinit që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika