Zelensky: Linjat ajrore duhet të shmangin hapësirën ajrore ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje linjave ajrore që të shmangin hapësirën ajrore ruse, duke paralajmëruar se ajo do të bëhet “praktikisht e mbyllur”, ndërsa Ukraina intensifikon sulmet me dronë.

“Duam të paralajmërojmë çdo linjë ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo kompani sigurimesh dhe këdo që ende përdor aeroportet kryesore ruse: qielli rus po bëhet plotësisht i rrezikshëm”, tha Zelensky.

Shumica e linjave ajrore komerciale perëndimore nuk fluturojnë mbi Rusi për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës, por kompani ajrore nga vende si Kina vazhdojnë ta përdorin këtë hapësirë ajrore, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj deklaratave të Zelenskyt duke thënë se ato përbënin një “deklaratë të terrorizmit shtetëror”, ndërsa shtoi se Rusia do të vazhdojë sulmet e saj gjithnjë e më intensive ndaj Ukrainës.

Duke shpjeguar rritjen e rrezikut në hapësirën ajrore, Zelensky tha: “Ukraina nuk kërcënon aviacionin civil si të tillë – asnjë avion civil.

“Thjesht do të ketë dronë në qiellin e Rusisë në një shkallë që duhet marrë parasysh”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes të martën.

Zelensky deklaroi se “lufta e nisur nga Rusia po mbyll qiejt e saj”.

Ai ia drejtoi paralajmërimin veçanërisht linjave ajrore që vazhdojnë të kryejnë fluturime drejt aeroporteve ruse, sidomos në qytete të mëdha si Shën Petersburgu dhe Moska.

Ukraina ka goditur objektiva energjetike në thellësi të territorit rus, krahas sulmeve ndaj kompanive të mëdha të shitjes me pakicë.

Linjat ajrore kineze, turke dhe ato nga vendet e Gjirit Persik janë ndër kompanitë që përdorin hapësirën ajrore ruse, duke kursyer kohë dhe karburant në fluturimet mes Azisë dhe Evropës.

Linjat e tjera ajrore kryesisht e kanë shmangur rajonin e Evropës Lindore që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika