Sulmi iranian ndaj tankerit saudit vrau dy marinarë filipinas, thotë Arabia Saudite

Arabia Saudite ka dënuar atë që e ka cilësuar si sulm iranian ndaj një supertankeri në pronësi saudite, ku humbën jetën dy marinarë filipinas.

Kompania shtetërore saudite e transportit detar, Bahri, konfirmoi të mërkurën se anija Sidr ishte përfshirë në një “incident sigurie” gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas kompanive të sigurisë detare, Sidr u godit nga predha në veri të gadishullit Musandam të Omanit. Në të njëjtën kohë, një tjetër supertanker, Senegal Prosperity, në pronësi të një kompanie nga Koreja e Jugut, raportohet se u godit në lindje të Musandamit.

Irani nuk ka reaguar ndaj akuzave të Arabisë Saudite. Megjithatë, Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha më herët se dy cisterna nafte kishin marrë flakë pasi kishin goditur mina gjatë përdorimit të një rruge të paautorizuar në Ngushticën e Hormuzit.

Bahri tha se incidenti me anijen Sidr ndodhi rreth orës 23:40 sipas kohës lokale të hënën.

“Me trishtim të thellë, Bahri konfirmon humbjen e dy marinarëve të saj filipinas si pasojë e incidentit”, thuhet në deklaratën e kompanisë, e cila shprehu ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite më pas dënoi atë që e quajti “shënjestrim nga Irani të cisternës saudite Sidr” gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit.

Rijadi dënoi gjithashtu sulmet e fundit iraniane ndaj Jordanisë, Bahreinit dhe Kuvajtit, duke bërë thirrje për ndalimin e përshkallëzimit, respektimin e sigurisë së lundrimit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e furnizimit global me energji.

Sipas kompanive të sigurisë dhe inteligjencës detare Marisks dhe Kpler, të dyja anijet transportonin nga rreth dy milionë fuçi naftë bruto saudite dhe u goditën nga predha të panjohura brenda pak minutash nga njëra-tjetra, teksa po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit të hënën në mbrëmje.

Ndërkohë, tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit dhe sulmeve iraniane me raketa e dronë ndaj bazave amerikane në shtetet arabe fqinje.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika