“Mënyra më efetive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen mbi 8 mijë fëmijë kundër fruthit

Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, brenda pesë muajve të këtij viti, nga 16 prilli deri më 30 gusht janë konfirmuar 151 raste me fruth.

E nga të gjitha këto, sipas IKSHPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar, duke dëshmuar kështu edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtje të fëmijëve ndaj fruthit.

Krahas këtyre shifrave duket se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët nuk është i ulët.

Nga janari deri në gusht janë vaksinuar 8 mijë e 540 fëmijë.

Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevrie Canolli për KosovaPress, tha se janë vaksinuar 2 mijë e 500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç dhe 3 mijë e 140 nxënës të klasës së parë.

“Nga muaji janar i këtij viti deri më sot janë vaksinuar kundër fruthit 2500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç (këtu hyjnë fëmijët parashkollorë dhe ata që këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë) dhe 3140 nxënës të klasës së parë, të cilët gjithashtu vaksinohen kundër fruthit me dozën e dytë, ndërsa doza e parë aplikohet në moshën njëvjeçare”, tha Canolli.

Mes tjerash, ajo tregoi se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së fruthit, derisa theksoi se komplikimet shëndetësore që vijnë nga kjo sëmundje ngjitëse mund të shkojnë deri në fatalitet.

“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në vendin tonë. Marrë parasysh komplikimet serioze shëndetësore që mund të shkaktojë fruthi, si pneumonia, otiti që mund të komplikohet edhe me humbje të përhershme të dëgjimit pastaj encefalitja apo inflamacioni i trurit, që në raste të rënda mund të lërë pasojë të përhershme apo edhe të shkaktojë vdekje atëherë përfitimi nga vaksinimi është shumë më i madh se sa rreziku nga efektet e mundshme anësore”, tha ajo.

Sipas Canollit, efektet anësore të vaksinimit janë të lehta, përfshirë këtu temperaturën e lehtë, lodhjen, humbjen e oreksit, plogështinë, ndërsa në vendin e injektimit mund të paraqitet një ënjtje e lehtë dhe skuqje që kalojnë brenda një deri në dy ditë.

Në fund, shefja e vaksinimit në QKMF-në në Prishtinë bëri thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët dhe të mos bien pre e dezinformatave të paverifikuara shkencërisht.

“Duke qenë se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet shpejt në komunitet, u bëj thirrje prindërve, kujdestarëve të fëmijëve, të kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe në rast se u mungon vaksina kundër fruthit, t’i dërgojnë sa më parë për vaksinim në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive konspirative rreth efekteve anësore të paverifikuara shkencërisht”, përfundoi Canolli.

Njësoj ka apeluar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duke potencuar që vaksinimi është mbrojta më e mirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika