Von der Leyen për varrimin e kriminelit Ratko Mlladiq në Beograd: Pamjet ishin tronditëse

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi për gjendjen e BE-së, para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg më 13 shtator 2023.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka cilësuar si “tronditëse” pamjet nga varrimi në Beograd të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit serb të dënuar për krime lufte.

Von der Leyen ka theksuar se Mlladiqi ishte përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ajo ka rikujtuar se ai vdiq derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera.

Presidentja e Komisionit Evropian ka kritikuar gjithashtu pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe shfaqjet e mbështetjes zyrtare gjatë ceremonisë së varrimit, duke i cilësuar ato si “thellësisht për të ardhur keq”.

Sipas saj, këto pamje tregojnë se Serbia ende nuk është përballur siç duhet me një nga kapitujt më të errët të historisë së Evropës. Von der Leyen ka thënë se një qasje e tillë bie ndesh me vlerat evropiane dhe me rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Ajo ka shprehur solidaritet me të gjitha viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre që pësuan gjatë luftërave të viteve ’90 në vendet e ish-Jugosllavisë.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika