Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, iu drejtua publikut të mërkurën duke njoftuar shpërndarjen e Parlamentit shpalljen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Ai vendosi që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 25 tetor.
Ai theksoi se mori vendimin për të shpallur zgjedhjet “duke ndjekur interesat e Serbisë dhe qytetarëve të saj”.
Në fillim të fjalimit të tij, Vuçiq theksoi se bota është në një situatë të vështirë, por pretendon se Serbia ka arritur të ruajë stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
“Vitet e kaluara ishin plot me sfida: politike të jashtme, politike të brendshme, energjetike, ekonomike, në përgjithësi. Serbia kaloi nëpër një periudhë të vështirë; rendi në botë që u vendos në vitin 1945, pas fitores së madhe të forcave aleate mbi forcat naziste, u shkatërrua. Ai rend hyri në histori, pa u vendosur një i ri, veçanërisht jo i qëndrueshëm”, tha ai.