Ibrahim Kelmendi mohon lidhjet me UDB-në: Qenka një fantazi e shpifur

Ibrahim Kelmendi ka mohuar pretendimet se organizata “Fronti i Kuq Popullor” dhe gazetat e botuara nga veprimtarët shqiptarë në mërgatë ishin të lidhura me UDB-në.

Në ciklin e emisioneve “Dosjet”, në kuadër të Debat Plus-it në Dukagjin, u prezantua një informatë e Sigurimit të Shtetit Shqiptar, sipas së cilës në mesin e shqiptarëve në Gjermani e Belgjikë qarkullonin gazeta si “Bashkimi”, “Liria” dhe të tjera, për të cilat thuhej se mund të ishin të shtypura nga UDB-ja.

Në dokument pretendohej gjithashtu se gazeta “Bashkimi” botohej në Frankfurt nga disa kosovarë që, sipas burimit, mbaheshin me të ardhura që merrnin nga UDB-ja e Prishtinës.

Kelmendi i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si shpifje.

“Qenka një fantazi e shpifur. E vërteta është se ne atëherë kemi botuar “Bashkimin”, “Lajmëtarin e Lirisë”, “Lirinë” dhe se fundmi, në nëntor 1981, edhe “Zërin e Kosovës”, si organ i LNÇKVSHJ-së. Komenti im, shkurt e shqip: këto shpifje qenka fragment tipik i luftës speciale, diversioniste, që ka bërë atëherë UDB-ja kundër nesh.”

Në emision u theksua se këto ishin informacione të dërguara në Sigurimin e Shtetit dhe se nuk ishin të shoqëruara me prova konkrete që do t’i vërtetonin akuzat.

Kelmendi ka mohuar edhe një pretendim tjetër të paraqitur në emision, sipas të cilit ai kishte pasur nofkën e koduar “Sialica”, të vendosur nga UDB-ja.

“Asnjëherë Zdravko Mustaq nuk duhet ta ketë përmend emrin tim. Të paktën unë nuk e di dhe do më bëje shërbim të tregoni nga e keni këtë informatë. Shpifjen se unë kam pasur nofkën “sialica” e ka sajuar UDB-ja në Pejë. Këtë ma ka thënë kryeUDBashi Mehmet Hasku, në prani të shumë vetave, kur kemi pasur një takim para rreth 15 viteve, në Lokalin “Guri i kuq” në Kuqisht të Rugovës.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika