Përleshja me thika në klubin “Emin Duraku” në Dyseldorf, çfarë ndodhi më 7 prill 1984?

Një përplasje e rëndë mes veprimtarëve shqiptarë në mërgatë kishte ndodhur më 7 prill 1984 në klubin “Emin Duraku” në Dyseldorf, sipas dokumenteve të paraqitura në ciklin e emisioneve “Dosjet”, në kuadër të Debat Plus-it.

Sipas një dokumenti të UDB-së, konflikti kishte nisur pasi grupi rreth Ibrahim Kelmendit synonte të merrte kontrollin e klubit dhe përmes zgjedhjes së një kryesie të re kishte arritur ta merrte atë.

Dokumenti thotë se incidenti filloi kur Milaim Zeka iu kundërvu Kelmendit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Më pas, sipas të njëjtit dokument, kishte shpërthyer një përplasje e hapur dhe një përleshje me thika, gjatë së cilës dy persona ishin plagosur rëndë.

Për këtë ngjarje kishte informacione edhe Shërbimi Sekret Shqiptar. Në një dokument të paraqitur në emision thuhet:

“Ne mbledhje jane rrahur dhe disa kane nxjerr thikat. Milami ka folur me force, pa leje.”

Njëri prej personave të plagosur ishte Sylë Nuha, i cili në atë kohë e shoqëronte Ibrahim Kelmendin.

Duke rrëfyer ngjarjen, Nuha ka deklaruar:

“Unë kam shku ia kam hjekë kabllon prej shtekut, vec e kam hjekë dhe Musë Daka më ka sulmu me thikë, tup.”

Në një tjetër pjesë të rrëfimit, ai ka thënë:

“Po më ka therrur me thikë por unë vec e kam kthyer kokën dhe e kam pa që është Musë Daka dhe nuk kam bë zë hic, por tani unë kam dalë para masës atje duke qëndru. Dhe kur kam dalë, unë kisha qëndru ende, por më doli gjaku.”

Fakti se incidenti kishte ndodhur mbështetet si nga dëshmitë e protagonistëve, ashtu edhe nga dokumentet e dy shërbimeve sekrete.

Të fundit nga rubrika