Tre aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri: Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre

Tre aktorët e njohur të “Logjikonomisë”, Fisnik Ademi, Granit Uka dhe Agan Asllani, i janë bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një mesazhi të përbashkët, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në marsh në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Me zemër e shpirt e presim lirinë e tyre”, është mesazhi që aktorët kanë përcjellë në prag të marshit.

Thirrja e tyre i shtohet mbështetjes gjithnjë e më të gjerë nga artistë, figura publike, organizata, veteranë, familje të dëshmorëve, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova.

Marshi për Liri do të mbahet më 12 shtator, me fillim nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Më 12 shtator, bashkë për lirinë. Bashkë për çlirimtarët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika