Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se të enjten, më 10 shtator, moti do të jetë i ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, do të ketë intervale me diell dhe vranësira, ndërsa priten edhe reshje shiu, të cilat lokalisht mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31 gradë Celsius.