“Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para “Marshit për Liri”

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë sot konferencën e fundit për media para “Marshit për Liri”.

Konferenca do të mbahet në Hotel “Manami” në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Përfaqësuesit e mediave janë ftuar ta përcjellin konferencën, në të cilën pritet të bëhen të ditura detajet e fundit lidhur me organizimin e marshit.

“Marshi për Liri” do të mbahet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të fundit nga rubrika