Ulutash: KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e Urës së Ibrit, kjo u takon BE-së dhe institucioneve të Kosovës

Në përfundim të mandatit të tij të dytë në Kosovë, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm, por sfidat vazhdojnë të jenë të pranishme.

Ai ka bërë të ditur se NATO-ja ka nisur përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it, proces që mund të kthehet mbrapsht nëse situata përkeqësohet. Duke folur për Urën e Ibrit, Ulutash ka theksuar se KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e saj, ndërsa ka nënvizuar se rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike dhe jo ushtarake.

” Së pari: kalimi gradual i pranisë së përhershme të KFOR‑it në Urën e Ibrit është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit që kam përmendur më herët dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë. Ky tranzicion bazohet në kushte dhe realizohet në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX‑in dhe hisedarët tjerë përkatës. KFOR‑i do të vazhdojë të mbajë një prani të dukshme në veri dhe jug të Mitrovicës dhe në të gjithë pjesën veriore të Kosovës. Ne mbetemi të gatshëm të reagojmë ndaj zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në përputhje me mandatin tonë të OKB‑së. Së dyti: KFOR‑i nuk ka mandat të përcaktojë nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo çështje i takon Bashkimit Evropian dhe institucioneve përkatëse në Kosovë, pasi KFOR‑i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, ka thënë Ulutash për Telegrafin.

Gjeneralmajori turk ka folur edhe për bashkëpunimin e KFOR-it me institucionet e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, duke e cilësuar atë profesional, konstruktiv dhe të rregullt. Ai ka krahasuar gjithashtu situatën e sotme të sigurisë me atë të fillimit të mandatit të tij, duke theksuar se përmirësimi i saj i ka mundësuar NATO-s të nisë përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it.

“KFOR‑i ruan koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX‑in, në përputhje me rolet e tyre përkatëse si institucione përgjegjëse për reagimin ndaj çështjeve të sigurisë, dhe vazhdon të operojë dhe të monitorojë zhvillimet në të gjithë Kosovën. Zbatimi i ligjit nuk bën pjesë në mandatin e KFOR‑it, por ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me standardet më të larta operacionale dhe parimin e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve”, ka shtuar Ulutuash.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika