Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk dëshiron konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Sadiku ka thënë se, pavarësisht se deputeti i VV-së, Ardian Gola, mori 101 vota për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, sipas tij, Vetëvendosje sërish e ka bllokuar procesin.
Në një postim në Facebook, Sadiku ka deklaruar se VV-ja “nuk do zgjidhje” dhe “nuk do institucione”, duke e akuzuar për krijimin e kaosit.
“101 vota ia dhanë nënkryetarit të VV-së. 101 vota! Dhe prapë Vetëvendosja e bllokoi Kuvendin. S’ka gjë prej tyre. Nuk duan zgjidhje. Nuk duan institucione. Nuk duan shtet funksional. Këta duan kaos. Sepse në kaos dinë me mbijetu. Me qeverisë, jo”, ka shkruar Sadiku.