Gruda: VV i shkeli afatet, tash po tenton të përfitojë nga shkelja e vet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet.

Gruda ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i shkelë afatet kushtetuese dhe më pas PDK-së t’ia mohojë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë.

“Kushdo që shkel afatet nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet. VV nuk mund t’i shkelë afatet dhe pastaj PDK-së t’ia marrë një të drejtë kushtetuese”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Sipas tij, Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese përcaktojnë se Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët.

Gruda ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

Ai ka kundërshtuar interpretimin se PDK-ja ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar nënkryetarin, duke theksuar se partia është përmbajtur përkohësisht nga ushtrimi i kësaj të drejte, derisa Gjykata Kushtetuese të sqarojë situatën.

“PDK-ja nuk ka refuzuar ushtrimin e së drejtës së saj kushtetuese për të propozuar nënkryetarin e Kuvendit. Përkundrazi, nuk heqim dorë nga e drejta jonë, por përmbahemi përkohësisht nga ushtrimi i saj”, ka deklaruar ai.

Gruda ka përmendur edhe afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit, i cili, sipas tij, ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa ka kritikuar edhe afatin politik të vendosur nga Vetëvendosje për 6 shtatorin.

Ai ka thënë se PDK-ja ka marrë pjesë në dy seanca të thirrura pas këtyre afateve, por sipas tij, procesi nuk është përfunduar për shkak të “manovrave procedurale dhe lojërave politike”.

Në fund, Gruda ka bërë të ditur se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me situatën dhe se do ta respektojë vendimin e saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika