Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë, pak para shpalljes së vendimit lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Konferenca do të mbahet nga ora 17:30, në sheshin “Skënderbeu”, pranë binës së vendosur për aktivitetet e Platformës “Liria Ka Emër”.
Përmes një njoftimi, nga kjo platformë kanë ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin konferencën, e cila mbahet para shpalljes së vendimit.
“Ju ftojmë që ta përcillni konferencën për media, e cila do të mbahet para binës së Marshit për Liri”, thuhet në njoftimin e platformës.
Pas konferencës pritet të zhvillohen edhe aktivitetet e parapara në kuadër të Marshit për Liri.