“PDK u tradhtua nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja”, Kabashi-Ramaj: Nuk është dëmtuar PDK-ja, por Republika e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka deklaruar se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit nuk duhet të shihet si një dëm i shkaktuar vetëm ndaj PDK-së, por si një çështje që, sipas saj, po e dëmton Republikën e Kosovës.

Duke folur në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Kabashi-Ramaj ka thënë se PDK-ja është duke i ndjekur të gjitha procedurat institucionale për të kundërshtuar atë që e konsideron si veprim kundërkushtetues në procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Jemi duke i ndjekur të gjitha procedurat që vendi ynë të vazhdojë të mos thellohet në një veprim kundërkushtetues, siç ka dashur Albin Kurti me e dërgu”, ka deklaruar ajo.

Kabashi-Ramaj ka kritikuar Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se PDK-ja është tradhtuar nga ta.

“Është fatkeqësi që PDK u tradhtua nga Albin Kurti dhe nga Vetëvendosje, që Kosova udhëhiqet nga një njeri i pabesë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, deputetja e PDK-së ka theksuar se në këtë situatë dëmi, sipas saj, nuk është vetëm politik apo partiak.

“Nuk është dëmtuar PDK-ja për mosvotimin e nënkryetarëve, por është dëmtuar Republika e Kosovës. Kjo çka po i ndodh Republikës së Kosovës është e paprecedent”, është shprehur Kabashi-Ramaj.

Ajo ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për të rikthyer, siç e ka quajtur ajo, kushtetutshmërinë në vend.

“Vazhdimisht PDK-ja të gjitha veprimet i ka ndërmarrë për me rivendosë kushtetutshmërinë në vend”, ka deklaruar deputetja.

Kabashi-Ramaj ka insistuar se Kushtetuta nuk mund të varet nga interpretimet politike të partive, duke e cilësuar atë si aktin më të lartë juridik që duhet të respektohet nga të gjithë.

“Kushtetuta e Kosovës nuk varet prej interpretimit politik të asnjë partie politike. Është mbi të gjithë ne dhe ne të gjithë i shërbejmë asaj”, ka thënë ajo.

Sipas Kabashi-Ramajt, PDK-ja do të vazhdojë t’i ndjekë të gjitha rrugët institucionale për të kundërshtuar veprimet që i konsideron në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa ka paralajmëruar se procesi i konstituimit të Kuvendit mund të përfundojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika