Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet, kjo është PISA politike e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se tërheqja e Sejdiut përballë, siç e ka quajtur ai, “histerisë politike”, dëshmon karakterin dhe dinjitetin e tij.

Sipas Abdixhikut, Sejdiu do të ishte zgjedhja e duhur për president, ndërsa ka shprehur keqardhje që Kosova aktualisht nuk ka president dhe se vendi është futur në një kaos e bllokadë politike.

“Bekim Sejdiu tregoi dinjitet. Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë, do të ishte zgjedhja e duhur për President”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar edhe sulmet ndaj Sejdiut, duke thënë se ato kishin për qëllim “mbytjen e karakterit të tij”.

“Keqardhje edhe për Bekimin, që padrejtësisht u bë shënjestër e sulmeve të paprecedenta për mbytjen e karakterit të tij. Përbaltja e tij kishte të bënte më së paku me të”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka thënë se politika aktuale po e vendos urrejtjen dhe inatin personal mbi përgjegjësinë ndaj vendit.

Në fund, ai e ka quajtur situatën aktuale “PISA politike të Kosovës”, duke kritikuar bllokadën institucionale dhe mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje.

“Kjo është PISA politike e Kosovës. Me rëndësi të rrënojmë çdo përpjekje normale sot! Bllokohemi, ngecim, urrejmë, mbysim karaktere dhe përfundojmë sërish në zgjedhje”, ka shkruar Abdixhiku.

Në anën tjetër, në deklaratën e tij pas tërheqjes nga gara, Sejdiu ka treguar se kandidaturën e kishte pranuar pas një ftese nga përfaqësues të LDK-së, të cilët e kishin informuar se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kishin arritur marrëveshje për ta propozuar emrin e tij si kandidat të përbashkët dhe jopartiak për President.

Ai ka thënë se e kishte konsideruar këtë si një besim të madh dhe vlerësim për kontributin e tij institucional.

“Duke pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe rrezikun që kriza institucionale të thellohet edhe më tej, e pranova këtë kandidaturë”, ka deklaruar Sejdiu.

Sipas tij, motivi kryesor për pranimin e kandidaturës ishte dëshira për të ndihmuar në zhbllokimin e ngërçit institucional, pasi nuk kishte pasur ambicie për ndonjë pozitë publike përtej angazhimeve të tij akademike dhe profesionale.

Megjithatë, Sejdiu ka thënë se mungesa e mbështetjes së nevojshme në Kuvend dhe devijimi i procesit në dinamikat e konfliktet e brendshme politike e kanë shtyrë të marrë vendimin për t’u tërhequr.

“Duke parë se nuk ekziston mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President i Republikës së Kosovës dhe se procesi është devijuar në dinamikat dhe konfliktet e brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura”, ka thënë ai.

Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i kishte informuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ai ka falënderuar kolegët, miqtë, figurat publike, shoqërinë civile dhe veçanërisht diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e treguar ndaj kandidaturës së tij.

Në fund, Sejdiu ka theksuar se besnikëria institucionale dhe patriotizmi kushtetues kanë qenë udhërrëfyesit e tij, duke bërë thirrje për maturi dhe bashkim politik.

“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë”, ka deklaruar Sejdiu.

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president: Nuk ka mbështetje të mjaftueshme parlamentare

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika