Një grua ka raportuar në Polici se është kanosur nga një tjetër grua në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë.
Rasti është raportuar më 14 shtator, rreth orës 15:40. Sipas Policisë, të dyja palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.