Gani Thaçi: Zor që lindin më burra si Hashimi, Jakupi, Rexha e Kadriu – Presim lirimin e të gjithëve

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, ka folur në FIVE të TV Dukagjinit për përjetimin e familjes gjatë paraburgimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se familja e ka përjetuar rëndë arrestimin e Thaçit, por edhe të të tjerëve Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, sipas tij, kanë sakrifikuar për çlirimin e Kosovës.

Gani Thaçi kujtoi edhe vdekjen e babait të tyre, duke thënë se më e rëndë se vetë vdekja ishte moslejimi i Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrim.

“Përjetimi i familjes ka qenë i rëndë. Asnjëherë nuk e kemi menduar që një çlirimtar ose disa burra që i prinë luftës, që sakrifikuan shumë do të na burgosen… përjetimi ka qenë i rëndë, edhe për vëllaun, edhe për bacën Jakup, Rexhën e Kadriun. Janë disa burra që zor që lindin më…

Pastaj, vdekja e babait, sa na tronditi vdekja, më shumë na trondimi moslejimi i Hashimit me ardh në varrim. ishte tri ditë përpara, e pa të gjallë. Barnat që i kishte esenciale, deri ditën që e ka vizituar Hashimi i ka përdorur, si ka shkuar Hashimi andej ka thënë më si dua ato barna…

Kështu nëna është duke pritur, po presim të gjithë. Ishalla lirohen të gjithë. Dhe atëherë e shohim çlirimin e Kosovës definitiv, sepse kishim pas menduar që u çliruam, por s’ka ndodhur kund në botë që të merren çlirimtarët. Sepse s’kemi bërë luftë të padrejtë, por të drejtë”, ka thënë ai.

Intervista e plotë:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika