Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se sot ka përjetuar emocionet më të mëdha, duke e lidhur këtë me vendimin që pritet të merret në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lushtaku tha se vendimi do të përcaktojë, sipas tij, edhe rrugën që do të ndjekë Kosova.
“Asnjëherë nuk kam pas emocione më të mëdha se sot. Se sot atje është fati i Kosovës. Cila do të jetë rruga e Kosovës pas këtij vendimi. Po flas për ata që e din se çka është shteti dhe e din çka janë institucione e këtij vendi. Nuk po flas për ata që i shërbejnë dhe vazhdojnë t’i shërbejnë dikujt tjetër”, është shprehur Lushtaku.