Syla: Çdo vendim tjetër përveç lirimit është i papranueshëm

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se për organizatën që përfaqëson, vetëm një vendim lirues ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të ishte i pranueshëm.

Syla tha se çdo vendim tjetër do të konsiderohej i papranueshëm nga OVL e UÇK-së.

“Për ne si organizatë, përpos vendimit lirues, asnjë vendim tjetër ose të gjitha vendimet tjera janë të papranueshme”, ka deklaruar Syla.

Të fundit nga rubrika