Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual” ndaj një gruaje kosovare.
Rasti është raportuar më 14 shtator 2026, rreth orës 10:40.
Sipas raportimit, pas rastit i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.