OVL-UÇK kundërshton dënimin e ish-krerëve: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjykata Speciale të mërkurën dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Ata u shpallën fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, ndërsa gjykata konstatoi ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka thënë se e kundërshton kategorikisht aktgjykimin, duke vlerësuar se ai godet luftën e UÇK-së.

“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK-së, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë “kurrë ndërmarrje kriminale”, por organizim i rezistencës së armatosur të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.

“UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës”, thuhet më tej në reagim.

Organizata ka deklaruar se asnjë vendim gjyqësor, sipas saj, nuk mund ta ndryshojë mënyrën se si e sheh luftën çlirimtare dhe sakrificën e pjesëtarëve të UÇK-së.

“Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika