Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Koci e ka cilësuar vendimin si “tronditës”, duke theksuar se bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë dhe se të katër të dënuarit kanë të drejtë ankese.
Ai ka theksuar se procesi juridik nuk ka përfunduar me vendimin e shkallës së parë.
“Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është tronditës!
Ky është aktgjykim i shkallës së parë. Të katër e kanë të drejtën e ankesës.
Procesi juridik nuk ka përfunduar!
Tash duhet qetësi. Çdo reagim duhet të jetë i matur dhe dinjitoz.
Kosova duhet urgjentisht ta formojë një Këshill Kombëtar, i cili do ta analizojë aktgjykimin, procesin e ankesës dhe pasojat për historinë e luftës dhe shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Koci në Facebook.