Osmani: UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja mbetet, sipas saj, pjesa më krenare e historisë moderne të popullit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka përmendur viktimat e luftës në Kosovë, personat e zhdukur dhe krimet e kryera gjatë luftës.

“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë njerëz nga Serbia, duke theksuar se rreth 10 mijë prej tyre, sipas saj, ishin civilë.

Osmani ka përmendur edhe mbi 1 mijë e 500 persona që ende rezultojnë të zhdukur, si dhe dhunimet seksuale, torturat dhe vrasjet e fëmijëve, për të cilat ka thënë se ende nuk ka pasur përgjigje të plotë nga drejtësia ndërkombëtare.

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka raportuar se mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur nga konflikti në Kosovë mbeteshin ende të pagjetur në vitin 2023.

“Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova duhet të vazhdojë ta mbrojë, siç është shprehur, drejtësinë e luftës çlirimtare.

“Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët”, ka përfunduar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika