Protestuesit që ishin duke protestuar te selia e EULEX-it, kanë mbërritur në sheshet e Prishtinës, pas disa orëve tension para objektit të EULEX-it, raporton Ekonomia Online.
Protesta e qytetarëve vjen pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjykata Speciale ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin, 25 vjet burgim Jakup Krasniqin, 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe 13 vjet burgim Rexhep Selimin./EO