Qytetarët e mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar kanë hedhur mjete të forta në drejtim të ndërtesës, duke thyer disa nga xhamat e saj.
Protesta po zhvillohet pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij pritet të ushtrohet ankesë nga ekipet mbrojtëse.