Grenell i reagon Kosit pas deklaratës për Specialen: Kjo nuk është drejtësi

Emisari ameirkan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Komisioneres së BE-së, Marta Kos, e cila tha se Gjykata e Hagës është e pavarur dhe kërkoi respektimin e vendimit të saj, me arsyetimin se të dënuarit mund të apelojnë.

Grenell ka thënë se është e turpshme të mbahet dikush në burg për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë.

“Jo. Të mbash dikë në burg për 6 vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t’i reformojë institucionet e saj – dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë”, ka shkruar ai.

Marta Kos: Vendimet e Speciales duhet të respektohen

Të fundit nga rubrika