Franca pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi mund të apelohet

Franca ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke theksuar se vendimi mund të apelohet.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, thuhet se ky aktgjykim shënon përfundimin e proceseve gjyqësore në shkallën e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Franca ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe angazhimin e saj në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

“Franca rikujton gjithashtu mbështetjen e saj të vazhdueshme për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratën e publikuar më 16 shtator 2026.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika