Qytetarët që më herët ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kanë vazhduar sërish pranë objektit të EULEX-it.
Protestuesit kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit, ndërsa në vend kanë qenë të pranishme forca të shtuara policore.
Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike, si pasojë e të cilave një pjesë shumë e vogël e çatisë së objektit ka marrë flakë.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve që ta përfundojnë protestën për sonte.
Protestuesit gjatë ditës ishin nisur në këmbë nga sheshi “Skënderbeu” drejt objektit të EULEX-it, ku kishin hedhur gurë në drejtim të objektit, ndërsa më pas ishin kthyer përsëri në shesh.
Protestat pas aktgjykimit, shoqërohen në Polici dy persona, njëri ndalohet për 48 orë