Kandiq: Hetimi për pretendimet për trafikim organesh çoi te disa gra moldave, s’kishin lidhje me luftën

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut dhe drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka publikuar në platformën “X” disa të dhëna lidhur me pretendimet për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

Kandiq është shprehur se hetimi për këto pretendime ka çuar te disa gra nga Moldavia, për të cilat ajo thotë se nuk kanë pasur lidhje me luftën në Kosovë.

Sipas saj, hetimi nuk ka prodhuar prova që do të mund të mbështesnin një akuzë për trafikim organesh të lidhur me luftën në Kosovë.

“Hetimi për trafikimin e organeve njerëzore ka arritur te disa gra moldave dhe ato nuk kanë lidhje me luftën në Kosovë. Nuk kishte prova për një padi”, ka shkruar Kandiq.

Pretendimet për trafikim organesh u bënë publike ndër vite, veçanërisht pas raportit të ish-senatorit zviceran Dick Marty, i cili në vitin 2010 publikoi një raport për pretendimet ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Megjithatë, akuza për trafikim organesh nuk ishte përfshirë në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika